Einxhel bën veprimin e papritur ndaj Beniadës (FOTO)

“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”, deklaroi Einxhel për Beniadan në Big Brother.

Por tani duket se mes ‘motrave’ nuk ka asnjë lloj komunikimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se moderatorja e njohur i ka dhënë goditjen e fundit miqësisë me modelen seksi.

Shkira i ka bërë ‘unfollow’ në “Instagram” Nishanit, ndërsa kjo e fundit e ndjek akoma. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

Ky gjest nga ana e moderatores vjen pas deklaratës së saj në një intervistë televizive, ku foli me ironi për shoqen që krijoi brenda shtëpisë së BB VIP.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”, tha ajo.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -