
Pas suksesit që pati javën e kaluar,sot me fillim nga ora 21:00 rikthehet sërish emisioni i Donaldit dhe Romeos “Më lër të flas”.
Të ftuarit e fundit ishin tepër interesante dhe tërhoqën tepër vëmendjen e publikut.Mirëpo sot të ftuarit do të jenë edhe më interesantë se javën e kaluar.
Është zbuluar së fundmi se të ftuarit për puntatën e sotme do të jenë dy nga banorët e Big Brother VIP dhe bëhet fjalë për Fifin dhe Monikën.
Padyshim që ka për të qënë një emision i jashtëzakonshëm pasi me shumë mundësi do të flitet për Big Brother dhe do të hidhen thumba për banorët e tjerë.