
Donald Veshaj ka publikuar një video të këngës së re të Elgit Dodës dhe Xhensila Myrtezajt e duket se teksti i saj i shkon shumë historisë së tij dhe Bora Zemanit.
Në videon në fjalë thuhet: “A e din ti, Sa dashni kam pas unë për ty! A e din ti se zemra për ty mu ka thy…”
Shto këtu edhe faktin që Donaldi e performon me shumë dhimbje. Ka qenë vetë ai që ka pranuar se është penduar për humbjen e tij në “Big Brother VIP”, që nuk është çmimi i madh, por Bora.