Atdheu flirton publikisht me Arjolën!

Historia e tyre ka zgjuar gjithnjë kuriozitetine publikut. Ndonëse Arjola dhe Atdheu kanë shprehur në media se janë miq, shpesh është aluduar se mes tyre ka diçka më shumë. Edhe komentet e tyre në rrjetet sociale, tregojnë më shumë një flirt sesa një miqësi. Arjola ka postuar në Instagram disa foto të sajat, ku shfaqet me kapele dhe shumë provokuese.

“Shif çfarë femre ka bo nana”, ka shkruar ajo krahas fotove, të cilat janë pëlqyer shumë. Shumë është pëlqyer kjo foto edhe nga Atdheu, ish-konkurrenti i “Përputhen” I cili ka marrë vëmendjen me komentin e tij. “Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty”, shkruan Atdheu duke hapur edhe njëherë “librin” me dyshime për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta. Vetëm pak kohë më parë,aktorja dhe ish-konkurrenti i Përputhen i ngrinë raportet dhe larguan njëri-tjetrin nga Instagrami. Duket se partnerja e Atdheut ishte xheloze për Arjolën, çfarë e shtyu Atdheun të largohej nga rrjetet sociale.

Por sapo ka lidhje ka përfunduar, ai dhe Arjola i kanë sheshuar tashmë mosmarrëveshjet, duke vijuar atë që na i shprehin si miqësi të fortë. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu, i cili u dërgua nga produksioni brenda në shtëpi, për të dyja vajzat.

Megjithatë Antonela nuk ka qenë shkaktarja e sherrit mes dy miqve. Mes debateve që kanë pasur, kanë qenë të përfshirë motra e aktores dhe miqtë e Atdheut, duke sjellë edhe sherrin mes tyre. Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, madje ajo e ka hequr nga “Instagrami” ish-konkurrentin e Përputhen, duke vulosur kështu shkëputjen e tyre.

Në kohën që aktorja e ’Portokalli’ ishte në “Big Brother” u aludua edhe për një lidhje mes të dyve. Një konflikt i madh është ndezur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Molla e sherrit ishte pikërisht Atdhe Xharavina, i cili ka kohë që shoqërohet me Arjolën, sidomos në Prishtinë ku i shohin shpesh bashkë.

Deri më atëherë nuk dihej asgjë rreth këtij afrimiteti, por u desh hyrja e Antonelës në “BBVIP”, që të trazonte ujërat e showbizit, duke i zbuluar këtë sekret Arjolës, nënë e tre fëmijëve. Antonela në “Big Brother VIP” zbuloi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë dhe e urren brenda shtëpisë dhe arsyeja është pikërisht Atdheu. “Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës, ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet buza tani kur përmend Atdheun?”, iu drejtua ajo Arjolës gjatë spektaklit.

Antonela e di mirë se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja e kundërshtoi, pasi me djalin nga Kosova ajo tha se ka një miqësi prej 6 vitesh. Pyetjes së publikut se anën e kujt mban Atdheu dhe me cilën prej vajzave ka vërtet afeksion, ai iu përgjigj vetë pas spektaklit.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -