Dha puthjen e parë para kamerave, ish-konkurrentja rikthehet pas shumë kohësh në Për’puthen

Ishte vajza e parë që hyri në programin e “Për’puthen”. Ina Kollçaku e konsideron pjesëmarrjen e saj në program si të guximshme.

Ditën e djeshme ajo është rikthyer në emisionin e dashurisë, ku tregoi se gjashtë muajt e parë nuk është pritur fare mirë, por sjellja e saj pozitive i ka habitur të gjithë, pavarësisht situatave.

“Në fakt gjashtë muajt e parë kanë qenë jo të vështira për mua pavarësisht sulmeve dhe e dija që isha një personazh që nuk gëlltitej kollaj. Kisha nevojë për kohën time që njerëzit të më kuptonin, kush isha unë”, tha ish-konkurrentja.

E pra kjo ishte vajza që theu tabutë! E para që puthi dikë para kamerave, duke i lënë të gjithë të habitur.

“Ne po xhironim dhe ndodhi puthja. Asnjë s’e kishte kuptuar, se nuk kisha sjellë sinjale. Kur ndodhi më tha Olsa: Po ti ç’pate”, u shpreh Ina.

Vajza që theu tabutë ka fituar zemrat e publikut, ndërsa tashmë është pjesë e ekranit. Ajo ka realizuar shumë intervista për tema të ndryshme sociale, problematike për shoqërinë e sotme.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -