Antonela flet për flirtet në BBV, pagën me puthje apo lekë dhe emisionin me Arjolën!

Antonela Berisha vzhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale.

E ftuar në Për’puthen foli për raportet që ruan me ish-konkurrentët e tjerë. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli gjithashtu edhe për disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”.

Kur u pyet nga të ftuarit në studio se me kë nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të dilte në një takim, ajo tha në formë batute se do të ishte Claudio.

Ky i fundit ka flirtuar me të ndërsa ishin brenda në reality-show. Sërfisti tashmë është rikthyer tek ish-e dashura e tij, por Antonela vijon me ngacmimet e saj në rrjetet sociale.

“Ishin më të mëdhenj se unë, Ilirin, Sabianin… çfarë t’i bëj. Më të vegjël, do dilja me Claudion se ma morën nga duart”, tha Antonela.

Ndërsa në momentin kur në studio po diskutohej për pagesat që ish-konkurrentët e “Për’puthen” marrin me projektet e tyre, Jasmin Kadriu u pyet në lidhje me bashkëpunimin me Ardian Bujupin.

Teksa ajo po sqaronte detaje nga projekti i përbashkët me këngëtarin, nuk mungoi as ngacmimi nga Antonela e cila e pyeti Jasminën nëse e ka paguar me para apo me puthje.

Biseda:

Pyetje: U pagove për pjesëmarrjen në klipin e Ardian Bujupit?

Jasmina: Po, sigurisht. Nuk është se ishte një raport shoqëror.

Antonela: U pagove me para apo me puthje?

Jasmina: Me para zemër.

Antonela: Edhe unë do e preferoja një pagesë me puthje nga Ardiani se është kokrra yllit.

Një tjetër pyetje që iu drejtua ish-konkurrentes ishte: Do zgjidhje një emisionin me Ariola Demirin apo të dilje çift me Mevlanin?

“Një bashkëprezantim me Arjolën, do ishte shumë interesant për publikun duke u zënë. Jam shumë profesioniste nëse më vjen një ofertë për të prezantuar me Arjolën, pse jo”, tha ajo.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -