Bora dhe Donaldi shijojnë pushimet e para pas ribashkimit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim dy nga personazhet shqiptare më të përfolur për momentin.

Që pas daljes së aktorit nga shtëpia e Big Brother dyshja po ndiqen me interes në çdo hap të tyre.

Megjithëse e mohuan se janë ribashkuar ata u kapën ‘’mat” në një after-partyn e sflitatës së Valdrin Sahitit.

Pas videos e cila pushtoi rrjetin nuk pati asnjë konfirmim apo reagim nga dyshja.

Së fundmi rrjeti u ndez sërish me një tjetër lajm se Bora dhe Donaldi po kalojnë pushimet së bashku.

Shkak u bënë fotografitë e tyre në rrjete sociale.

Javën e kaluar Donaldi ishte në Vlorë nga ku postoi disa foto e video. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos, i cili nga ana tjetër ndodhej në Tiranë.

Ndërsa Bora postoi sot fotot nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini.

Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre.

Kaq mjaftoi që ndjekësit të shprehen të bindur se pushimet i kanë kaluar së bashku.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -