Bora dhe Donaldi janë bashkë, dyshja ka marrë vendimin drastik për hir të dashurisë së tyre

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer së bashku. Ajo që prej kohësh përflitej nëpër media, konfirmohet tashmë me pamjet e tyre së bashku. Do të duhej sfilata e Valdrin Sahitit në Prishtinë, për të kapur mat çiftin më të përfolur të momentit.
Ndonëse nuk kanë mbërritur bashkë, moderatorja dhe aktori i humorit e kanë shijuar së bashku festën e organizuar pas shfaqjes, duke u filmuar të dy pranë, pas rikuperimit të marrëdhënies së tyre. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes, e cila duket se me daljen e parë publike bashkë, ka konfirmuar ribashkimin.

Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku. Moderatorja Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjitha figurat e “Top Channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e ‘Top Channel’. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”, u shpreh Dalina.

Nga burimet tona kemi mundur të mësojmë se dy të rinjtë janë pajtuar dhe janë përpjekur ta mbajnë këtë herë lidhjen e tyre sa më sekrete që të munden. Prej disa javësh, Bora dhe Donaldi kanë lënë gjithçka pas dhe e kanë rinisur raportin e tyre gati 4-vjeçar. Duke mos preferuar që të shndërrohen në kryefjalën e mediave, këtë herë çifti ka preferuar ta ruajë privatësinë deri në maksimum.

Ndonëse të dy punojnë në “Top Media”, njerëz pranë tyre shprehen se Bora dhe Donaldi nuk takohen kurrë në ambientet e punës, duke preferuar që të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë që në Tiranë e kanë blinduar lidhjen e tyre, në Prishtinë ia kanë lejuar vetes që të qëndrojnë së bashku. Madje nga të pranishmit në festë, na kanë thënë se Bora dhe Donaldi janë larguar së bashku nga festa, teksa Romeo ka vijuar të qëndrojë edhe për pak, pas largimit të çiftit. Paraqitja e tyre krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -