E papritur! Aurela Gaçe tërhiqet nga muzika: Nuk e di kur rikthehem!

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe njoftoi sot se ka vendosur tërhiqet nga muzika përkohësisht, pa e ditur dhe ajo vetë se kur do të rikthehet.

Aurela publikoi gjatë natës edhe arsyen pse e ndërmori këtë vendim:

“Pas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim qē të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ia lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva”, thotë këngëtarja.

Ajo thotë se në të ardhmen shpreson të rikthehet në normalitet dhe thekson se kërkon shumë ndjesë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -