
Modelja Beniada Nishani u komentua shumë në rrjet pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Varrimi i tij u bë të enjten ku pjesë e nderimeve ishte edhe Beniada e cila edhe bëri një dedikim për të ndjerin në një postim në InstaStory.
Përveç mesazheve të mira, modelja është kritikuar shumë nga ndjekësit në Instagram.
Në një mesazh që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Beniada shkruan se si një ndjekëse e kishte kritikuar për mos-mbajtjen e zisë për Bujar Nishanin, pas vdekjes së tij.
Megjithatë ajo ka sqaruar se të ndjerin nuk e ka pasur xhaxha por kushëri të babait.
