E papritur! Ish-konkurrentja e “Për’puthen” lind djalë (FOTO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Aristela Leka, ka zbuluar se ka lindur djalë. Fakti bëhet i njohur përmes një postimi të saj në “Instastory”. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj, ku mban të dhënat e para për bebin.

Nga postimi kuptohet se ka sjellë në jetë një djalë, por pa dhënë detaje të tjera.

Ky lajm vjen shumë i papritur për ndjekësit e saj, pasi ajo nuk ka folur asnjëherë për partnerin e saj.

Edhe pse doli beqare nga emisioni, mesa duket paska qenë ogur i mirë për Aristelën pas këtyre lajmeve të mira.

Për sa i përket arsyes pse doli vetëm nga emisioni, ajo dha një deklaratë mjaft të fortë duke thënë se meshkujt pjesë e programit nuk ishin burra.

“Dola vetëm, nuk ishin burra. Kështu dukeshin nga larg, por nga afër nuk ishin burra. Me Princin komunikoj, për Blerimin s’dua të flas fare. Kur dolëm nga emisioni kishim ca mosmarrëveshje në fakt, ndoshta ishin të ndikuara nga të tjerët. Princi ndaj meje, jo unë ndaj Princit. Kam komunikim por jo lidhje”

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -