RITA ORA ka zyrtarizuar martesën me Taika Waititi më pak se dy muaj pasi regjisori hollivudian ia kishte kërkuar këtë gjë këngëtares me famë botërore, por me rrënjë shqiptare. Këngëtarja tha se do ta bëjë një ceremoni intime edhe në Londër (pas asaj në Paris, ku lidhi kurorë), por tani e tutje do të quhet Mrs Waititi-Ora.
Në vend që të merrte kohë për një muaj mjalti luksoz, Rita Ora tashmë është rikthyer në skenë dhe po regjistron këngë të reja në studio. Një burim tha për “The Sun”: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje në Paris. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar janë.
Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private të jetë e mundur dhe nuk donte të bënte festë të madhe për dasmën. Është planifikuar një ceremoni e stilit të showbiz-it edhe në Londër, por mos prisni ta shihni atë duke negociuar me revistat për ofertën më të lartë (ku të publikohen fotot e dasmës). Rita tashmë është kthyer në studio dhe po punon për albumin e saj të tretë”.
Rita Ora postoi një foto të burrit të saj duke shijuar një gotë verë në diell gjatë fundjavës. Ndërsa ajo u sigurua të mbulonte gishtin e unazës së tij të martesës me një mbishkrim, motra e saj, gjithashtu ngarkoi një foto të ngjashme, duke zbuluar Taika me një unazë argjendi në dorën e majtë.
Rita dhe Taika janë në lidhje prej një viti e gjysmë. Ato u afruan kur këngëtarja ishte në Australi duke punuar si trajnere në shfaqjen televizive “The Voice”. Debutimin e tyre të përbashkët në tapetin e kuq e bënë në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles, në gusht 2021
Në ditën e Shën Valentinit të këtij viti, Rita ngarkoi një foto të lezetshme të saj dhe Taika me mbishkrimin: “Ne, katër vite më parë. Faleminderit që je i lezetshëm dhe më argëton gjithmonë!” Ata kanë jetuar në Sydney, LA dhe tani në Londër, kështu që ndoshta pak kohë së bashku në një vend është i vetmi muaj mjalti që iu nevojitet