Personazhi i famshëm nuk bënte dot fëmijë, modelja e faqes për të rritur zbulon si refuzoi 40 mijë paund për të dhënë… (FOTO)

Një modele e faqes për të rritur “OnlyFans”, e cila u ofrua që të paguante qiranë e ndjekësve të saj gjatë pandemisë, ka zbuluar se ishte gati duke bërë një tjetër vepër të mirë.

Modelja e famshme ka arritur që të ketë një jetesë luksoze dhe kjo falë publikimit të fotografive të nxehta në internet. Edhe pse ajo ndan me ndjekësit poza shumë seksi, ajo njëherë ka refuzuar ftesën e njërit prej tyre që të flejë me të.

Ndjekësi i kishte ofruar plot 760 mijë paund, por Lee kishte vendosur që ta refuzonte. Ndërsa tani duke folur në podcastin “OnlyStans”, Jenna zbuloi se kishte marrë një tjetër ofertë të pazakontë dhe mijëra dollarësh.

“Kjo agjenci modelimi më kontaktoi dhe më tha se kanë një personazh të famshëm që unë dukem tamam si ajo. Nuk e thanë emrin, por ajo nuk mund të kishte fëmijë dhe donte vezët e mia. Më ofruan 40 mijë paund”, ka kujtuar Lee.

Kjo e fundit ka shtuar se “ishte e varfër” dhe ka pranuar. Jenna tregon se si më pas ajo ishte dërguar në Beverly Hills dhe ishte ekzaminuar nga i njëjti mjek që shpesh shkonte edhe familja Kardashian, Dr Huang.

“Më bënë të gjitha llojet e testeve. Më duhej të bëja testime psikologjike, nuk jam e çmendur, i kalova të gjitha”, ka thënë duke qeshur ajo.

Por pavarësisht parave që ofroheshin dhe akomodimit luksoz, Jenna zbuloi se përfundimisht kishte vendosur që të mos e vazhdonte projektin. Ajo ka treguar se është tërhequr pasi ka bërë kërkime dhe ka pyetur “pse po zgjat kaq shumë?

Trending

- Advertisement -