’13 vite më parë u zumë në këtë shesh, sot jemi më të fortë se kurrë”/ Stresi dhe Noizy këndojnë së bashku hitin “Lambo”

Natën e kaluar reperi Noizy zhvilloi koncertin në qendër të Tiranës. Mes të ftuarve ishte edhe Stressi. Vite më parë marrëdhënia e tyre u prish pas një sherri që degjeneroi në dhunë para Pallatit të Kongreseve dhe disa disse-ve kushtuar njëri-tjetrit. Tashmë e kanë lënë pas të shkuarën.

Stresi dhe Noizy janë shfaqur së bashku duke u përqafuar para fansave në koncertin “The Alpha Show”.

Stresi iu bashkua Noizy-t në skenën e ngritur në sheshin “Nënë Tereza” dhe kreu i grupit OTR këndoi së bashku me mikun e tij hitin “Lambo”, por edhe këngë të tjera të repertorit të artistit.

Por Arkimed Lushaj zbuloi për herë të parë për fansat se sherri që solli pauzën e gjatë prej më shumë se një dekade me Rigels Rajkun ka ndodhur pikërisht në këtë shesh.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh Stresi, deklarata e të cilit u prit me brohorima nga fansat e tyre të flaktë.

Në një moment ata përqafuan njëri-tjetri duke elektrizuar të pranishmit.

Kujtojmë që dy reperët prej një viti i kanë dhënë fund zënkave mes tyre dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe familje në postimet në rrjete sociale.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -