Ikin dritat në koncertin e Noizyt. Revoltohen fansat: Rama ik!

Reperi Noizy është duke zhvilluar koncertin e planifikuar në Tiranë. Sheshi është i mbushur plot. Por në një moment aktiviteti është ndërprerë. Shkak për këtë gjë është është bërë shkëputja e energjisë elektrike që ka sjellë ndërprerjen e muzikës dhe të performancës së këngëtarëve të ftuar.

Në një video të publikuar në rrjete turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Ky është projekti më i madh që Noizy ka organizuar ndonjëherë. Ai ka ftuar rreth 40 artistë vendas e të huaj në koncertin që po e mban në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në skenë pritet të ngjitet edhe Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi. Noizy dhe Stresi kanë lënë pas çdo gjë dhe tashmë janë miq. Mjaft reper dhe këngëtarë të njohur pritet të ngjiten në skenë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -