Vazhdon pronari i Facebook, i komenton sërish Dua Lipës, por kësaj rradhe përmend dhe Shqipërinë

Mark Zuckerberg nuk kursehet aspak në komplimente kur bëhet fjalë për yllin botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipën. Së fundmi, ajo ndodhet në Shqipëri ku po shijon disa ditë pushimi para festivalit “Sunny Hill”.

Dua ndau në rrjete sociale disa foto ku shfaqej duke pozuar me një fustan gri dhe shkroi: “Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Ky postim ra në sy të “Facebook” dhe në hapësirën e komenteve nuk ka munguar një koment nga Mark.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan gjigandi i rrjeteve sociale.

Kujtojmë që edhe me parë, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: “Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -