
Dafina Zeqiri dhe Kida kanë bashkuar forcat duke sjell për herë të parë një këngë së bashku.
“Luje belin” që erdhi edhe me videoklip u pëlqye nga fansat ndërsa vajzat janë shfaqur disa herë në këtë sezon së bashku në koncerte.
Në një të fundit ato krahas performancës së zjarrtë shkaktuan të qeshura.
Në përfundimin e koncertit ato përqafohen dhe Dafina i ledhaton të pasmet Kidës.
Kjo situatë u përcoll me të qeshura dhe brohoritje nga të pranishmit.