“Pse s’poston foto me barkun e rrumbullakosur, ke frikë se të zë syri?” Eni Koçi zbulon detaje rreth pritjes së ëmbël

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje për t’u bërë prindër të një vajze. Këngëtarja tashmë ka hyrë në javën e 30 të shtatzanisë dhe pak kohë më parë bënë publik lajmin e bukur.

Këngëtarja po i shijon muajt e ëmbël larg syrit të publikut, pasi është treguar mjaft e rezervuar, kryesiht në rrjetet sociale, ku gjithmonë ka qenë aktive.

Së fundmi Eni ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku e kanë pyetur rreth shtatzënisë.

Ajo ka thënë se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund t’i bëj vetes, është të qëndroj për pak kohë larg rrjeteve sociale.

“Përse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni apo ke frikën e mësyshit?”- e pyeti një ndjekës dhe kënëgtarja u shpreh se dëshiron që këtë ekperiencë të veçantë ta ruajë privatisht.

“Jo nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë”-u përgjigj En i Koçi.

E pyetur në lidhje me metodën e lindjes, Eni ka zbuluar se do të jetë me metodën cezariane (me operacion), teksa shtoi se ky është një vendim që i takon çdo gruaje që ajo të ndihet sa më mirë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -