Çfarë po ndodh mes vajzave?! Beatrix ironiozon Borën me postimin e saj të fundit

Bora Zemani publikoi ditën e djeshme një video në rrjetin social Instagram teksa ndodhej në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohej një zë që thoshte: “Kam 99 probleme, por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”.

Së fundmi edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një valixhe në dorë dhe shprehet se po “arratiset” nga problemet e veta.

Pavarësisht se në mbishkrimin e videos ajo ka vendosur një shkrim në lidhje me këngën e re, ndjekësit e kanë cilësuar postimin e saj si një ironi ndaj Bora Zemanit.

“Sa herë që më pyesin: Pooo heeeeeeee Kur do e nxjerrësh këngënnnnn???”- shkruan këngëtarja krahas videos. Ndërsa një ndjekës, përmes komenteve, ka risjellë në vëmendje videon e Bora Zemanit.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -