
Pasi bëri lëmsh rrjetin me “deklaratën e dashurisë” për Dua Lipën, Azet bën reagimin e radhës për këngëtaren.
Azet është një reper mjaft i njohur në Evropë dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi, ai performoi në “Sunny Hill Festival”, ku elektrizoi vendin me performacën e tij.
Mirëpo një foto e tij na bëri lëmsh të gjithëve para pak javësh!
Azet publikoi një foto me yllin me famë botërore, Dua Lipën.
Ai shkroi se “është i zënë”, duke e shoqëruar foton me emoji-n e një zemre të kuqe dhe një dryni.
Por c’po ndodh vallë?
“Vetëm më e mira për ju”, shkruan Zuna.
Së fundmi, Azet ka publikuar disa foto në Instagram.
“Jam single përsëri”- shkroi reperi duke i bërë ‘tag’ këngëtares Dua Lipa.
Jo vetëm kaq por Azet ka postuar edhe një foto të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili shfaqet i mërzitur.
Epo, mesa duket Azet e ka vendosur që të na bëjë “lëmsh” të gjithëve me deklaratat e tij në rrjete sociale.

