Mos ndoshta një super bashkëpunim po vjen? Romeo Veshaj ngre dyshimet me postimin e fundit!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.

Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Top Albania Radio shkruan se së fundmi Romeo ka postuar në Instastory një video, teksa duket i shoqëruar me vëllain e tij, Donald Veshaj dhe artistët e njohur Elgit Doda dhe Yll Limani.

Në video duket se çunat janë të fokusuar duke dëgjuar një audio në telefon, teksa Romeo e ka postuar videon duke bllokuar audion origjinale dhe duke e zëvendësuar me një këngë të vjetër italiane, ku lindin dyshimet se mos ndoshta janë duke përgatitur ndonjë projekt muzikor surprizë për ndjekësit e tyre.

E jo vetëm në muzikë e aktrim, por Donaldi dhe Romeo patën dhe një rikthim të fuqishëm televiziv me programin ‘Më lër të flas’ në Top Channel. E teksa para pak javësh u transmetua episodi i fundit, ky i fundit tha disa fjalë në shenjë falenderimi për ndjekësit besnikë.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -