U pajtuan? Sabiani sapo bëri veprimin e papritur për Ilirin

Big Brother Vip Albania krahas lidhjeve dhe romancave të bujshme brenda shtëpisë, krijoi edhe miqësi që dukeshin të forta por pas përfundimit të programit nuk rezultuan të tilla.

Një nga ato që mori vëmendje të madhe ishte shoqëria mes Ilirit dhe Sabianit. Dyshja quanin njëri-tjetrin vëlla por pas daljes prishën raportet, sipas Monika Lubonjës pasi balerini kishte refuzuar të merrte pjesë në videoklipin e këngëtarit.

E si për t’i shtuar një tjetër dramë kësaj historie, Sabiani mungoi në dasmën e Ilirit ose “100 mijë euroshit” të tij siç njihej ndryshe.

Dy ish-banorët e kanë vazhduar këtë krisje duke hedhur e pritur ironi dhe thumba nëpër intervista të ndryshme e rrjete sociale.

Por Sabiani ka surprizuar së fundmi me nëj postim në InstaStory, ku është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një video nga “Big Brother” ku shfaqet me Ilirin dhe Donaldin.

Të kenë rregulluar vallë marrëdhënien miqtë e ngushtë të BB VIP?

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -