
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Sindi Loci publikoi disa foto e veshur me bikini dhe në sektorin e komenteve reagimet ishin nga më të ndryshmet, mirëpo komenti i një ndjekëseje duket se i tërhoqi vëmendjen asaj.
Ajo e pyeti ish-konkurrenten nëse vazhdon të jetë ende e virgjër pasi një kushëri i saj është në kërkim të një vajze të tillë.
Nuk ka vonuar përgjigja e Sindit, e cila shprehet se shumicat e meshkujve i duan vajzat e virgjëra.
“Vazhdon të jesh e virgjër? Se më vjen një kusho nga Anglia dhe do një nuse të virgjër”– shkruan ndjekësja.
“Ja ta shtoj dhe kushon tënd në listë, do presi icik o zemra taksirat se të gjith nuse ne virgjër e duan jo tunel Kalimashi, edhe me thënë të drejtën ka shkuar lista e gjatë shumë”- u përgjigj ajo.
