
Që prej fillimit kemi dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
E teksa, pas ‘BBV’, edhe dy prezantueset, Arbana Osmani e Dojna Mema zbuluan se janë në pritje të ëmbël, ditën e djeshme kjo e fundit u bë mama për herë të parë dhe na ‘shkriu zemrën’ me video-n që ndau teksa mbante bebushin e saj në krahë. Einxhel padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj të tilla lajmeve, ndaj vetëm pak minuta më parë reagoi në Instastory duke i dedikuar fjalët më të bukura bukuroshes.
E lumtur që një vajzë me karakterin tënd luftarak dhe rebel ka sjellë në jetë një djalë që do t’i mësoj sa shumë t’i dojë vajzat e forta si ty. Dua t’ju uroj ditët më të ndritura për copëzën tuaj më të çmuar. Mirë se vjen Nolan! Na prisni te parku i lojërave.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.
