Nisin ‘përplasjet’ mes Luizit dhe Bledi Manes: Je i paqëndrueshëm mendërisht!

Në primen e mbrëmjes së kaluar pati tre hyrje të reja, mes tyre edhe gazetari Bledi Mane.

Duket se gazetari është futur menjëherë në lojë.

Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Ejlli ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin.

“I ngordh këto parashikimet. Ndoshta ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin”, tha Mane, të cilit Ejlli iu kthye: “Jo bastin. Çdo gjë që ndodh e marr për provokim. Unë edhe ty mund të mendoj se je i infiltruar, që i fusin 2 javë për të bërë kakofoni, probleme, sjell informacion nga jashtë që është krejt i gabuar. Jam i përgatitur”.

Më pas Bledi i thotë “je frikacak, i trembesh çdo njeriu” dhe këngëtari i kthehet: “Është vigjilencë”.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka.

Sa për orarin e gjumit, këngëtari i njohur tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur.

Më tej ai e ka ngacmuar Luizin duke e quajtur “të paqëndrueshëm mendërisht”.

Sipas tij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulërit, ofendon e kërcënon.

Nga ana tjetër, artisti u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijoi miqësi. Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrimë sa të duash bashkë, i tha Luizi Bledit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Thjesht e kam stakuar trurin. Kam hyrë këtu dhe do i shkoj deri në fund sa të mundem, kuptohet se nuk është në dorën time. Jam i përgatitur për çdo gjë. Unë e nisa vetë në atë lloj mënyre, me vrull, se thashë ta kapi shpejt. Se kur hyra dhe pashë me kë jam brenda, isha më në disfavor. Në start po them, se ishin të gjitha femra të momentit, portalesh, mediesh, thashethemesh. Për brezin tonë po flas, këto ishin brezi i momentit.

Bledi: Nuk je aq i madh ti jo

Luizi: 37 jam

Bledi: Marshallah

Luizi: Po këto ishin të momentit dhe po shpërthenin. E unë thashë se duhet ta kap situatën se do më lënë në një cep. E po ngela, aty ngel se nuk ta jep njeri dorën në këtë lojë. Është tjetër gjë nëse e njeh nga jashtë, siç njoh tanin. Nitës që ditën e parë e kam sulmuar, në kuadër të lojës.

Bledi: Në fillim të lë përshtypjen e një njeriu tolerant, pastaj nis e bërtet e ulërit, kërcënon. Domethënë i paqëndrueshëm mendërisht.

Luizi: Ti mund të thuash edhe jam i marrë

Bledi: Nuk e di a aktron apo jo, por je i çik bipolar

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -