
Duket se hyrja e gazetarit Bledi Mane në shtëpinë e Big Brother VIP ka trazuar ujërat, edhe pse nuk janë mbushur ende 48 orë që nga hyrja e tij në shtëpi. Një nga banorët që duket se nuk e ka pritur mirë hyrjen e tij në shtëpi është këngëtari Luiz Ejlli, i cili po e ‘lufton’ në mënyrë të heshtur.
Gjatë një diskutimi të bërë gjatë mbrëmjes së kaluar me aktoren Olta Gixhari, këngëtari u shpreh se Bledi Mane ka dy ditë që s’ka ndërruar çorapet, e as rrobat, që prej ditës që ai është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP. Por Olta është përpjekur që ta mbrojë, duke thënë se mund t’i ketë njësoj.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Dy ditë në shtëpi s’ka ndërruar çorapet. Nuk i ka ndërruar që ditën që ka ardhur.
Luizi: E kam vënë re unë. Ti e di si jam une me detajet.
Olta: I dhemb shumë dhëmballa.Mos i ka njësoj.
Luizi: Ka fjet me të njëjtat rroba. Thashë që si duhet imuniteti, të dali vetë.