Rrezikojnë të dalin nga shtëpia? Vëllai i Madh me dorë të hekurt ndaj Luizit, Kristit, Maestros & Oltës

Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP sa vijnë e bëhen më interesante, duke krijuar ngjarje të forta mes banorëve. Së fundmi, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka mbërritur një tjetër zarf. E kësaj radhe bëhet fjalë për një zarf të zi që do të prekë katër banorë, Luizin, Kristin, Maestron dhe Oltën.

Të katër këta banorë kanë diskutuar haptazi gjatë kësaj jave në lidhje me nominimet që do të bëjnë, duke thyer kështu një nga rregullat kryesorë të Vëllait të Madh, që duket se nuk është aspak tolerant në këtë pikë, duke dërguar në shtëpi edhe paralajmërimin e rëndësishëm.

Vëllai i Madh ka vendosur që të penalizojë katër banorët, Armaldon, Luizin, Oltën dhe Kristin, ndërsa ka vendosur gjithashtu që dënimi për to do të bëhet i ditur jo sot, por ditën e nesërme gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP”.

“Jemi në ditën e 48 të Big Brother VIP dhe disa prej jush vazhdojnë të injorojnë një nga rregullat kryesore të këtij formati, duke diskutuar haptazi nominimet, të cilat Vëllai i Madh iu ka kërkuar që në krye të herës të mbeten të fshehta.

Për këtë arsye, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi, do të penalizohen. Nesër gjatë spektaklit Vëllai i Madh do iu njoftojë për masat që ka vendosur të marrë ndaj jush”- shkruhej në zarfin e zi që e lexoi Armaldo.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -