Kiara-Luizit:Më bën të ndihem femër, kisha kohë që nuk ndihesha kështu

Dyshja “Luiz Ejlli – Kiara Tito” janë një nga çiftet më të dashura e pa diskutim, më të komentuara nga opinioni publik. Dyshja po vazhdojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, aty ku lindi dashuria mes tyre. Edhe pse shpesh ka edhe zënka të vogla mes tyre, ashtu si në çdo çift, Kiara si asnjëherë më parë ka rrëfyer ndjenjat e saj për këngëtarin.

Gjatë një bisede në shtëpi me Diolën, moderatorja është shprehur se Luizi i ka dhuruar emocione që prej kohësh nuk i ka ndjerë dhe çfarë është më e rëndësishmja për të e bën të ndihet femër. Kiara tha gjithashtu se Luizi e bën të ndihet mirë edhe gjatë kohës që ai e puth dhe e përkëdhel.

“Unë me Luizin realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep këtë gjë . Më jep edhe emocionin më bën të ndihem femër që është shumë e rëndësishem dhe këtë nuk duhet ta harrojë asnjë vajzë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë.

Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, kur më puth gjithmonë. Më jep ndjesi shumë të mirë”, i ka thënë Kiara ndër të tjera Diolës gjatë bisedës me të. Gjatë ‘Cabaret show’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në shtëpi, Kiara tregoi se në këtë Big Brother ajo ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -