Plani i Deas kundër Kristit: Do flirtoj derisa ta bëj gjak të kuq

Tre ditë më parë, Kristi e akuzoi Dean se ka flirtuar me të, gjë që ajo e mohoi. Dea e ka hapur sërish këtë bisedë teksa diskutonte me banorët në oborr. Ajo tha se nuk e kupton dot sesi mund të ngacmojë njeriu deri në këtë pikë, sa t’i thotë dikujt që ka flirtuar, kur në të vërtetë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Duke folur me Bledin dhe banorët e tjerë, ajo tha se do flirtojë vërtetë me Kristin, derisa ai të bëhet “flakë” i kuq.

“E di ça them, të shkoj të flirtoj njëherë vërtet me të, të bëhet gjak i kuq dhe ta shohi ai”, tha Dea.

Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se Kristi ka mungesë vetbesimi, pasi në fillimet e raportit mes saj dhe Luizit, Kristi i tha asaj se Luizi nuk di ta bëjë për vete atë. Kiara shtoi se Kristi i kishte thënë që nëse do ishte ai në vend të Luizit, do ishte sjellë ndryshe.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -