Nga lidhja e Kristit jashtë BBVA te raporti me Keisin, flet Robert Aliaj

Hyrja e Keisi Mejdinit në “Big Brother VIP Albania” duket se ka ngritur polemikat për një lidhje të re dashurie mes saj dhe Kristit. Që në fillim u duk se mes dyshes ka patur kimi dhe banorët e tjerë i nxisin teksa ata nuk e kanë shprehur një lloj pëlqimi dhe tërheqje.

Lidhur me këtë romancë të mundshme ka folur sot babai i Kristit, Robert Aliaj në “Fan Club” në Top Channel ditën e sotme për djalin e tij Kristin. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha:

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka.”

Po ashtu për lojën e Kristit, Roberti tha se ka bërë një lojë të shkëlqyer, pa ofenduar asnjë njeri në asnjë moment.

Sakaq, lidhur me lidhjen e Kristit jashtë BBVA, Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje.

“Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë,” tha ai.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -