3 kundër 1, Luizi përballë Oltës, Armaldos dhe Kristit!

Shënjestra e Luiz Ejllit së fundmi janë Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj.

Në një bisedë me Beatin, artisti nga Shkodra është shprehur se do të përpiqet deri ditën e fundit që të mos lejojë që ata të tre të shkojnë në finale.

Sipas Luizit njëri nga ata edhe mund të jetë finalist, pa ia thënë emrin, por të tre vështirë se e prekin finalen e madhe.

“Nuk kanë si shkojnë në finale (Kristi, Maestro dhe Olta) se unë nuk do të ndalem. S’ka shanc të shkojnë në finale ata, të tre jo. Njëri nga ata të tre mund të shkojë. Por nuk iu ndahem derisa t’i nxjer jashtë të tre. Nuk jua fal në botë,”-u shpreh Luiz Ejlli.

Më herët kujtojmë që Kristi dhe Maestro “kokë më kokë” kanë diskutuar mbi këngëtarin, duke rënë dakord se tani Luizi sipas tyre nuk ka shumë mundësi dhe ka mbetur i bllokuar.

“Unë besoj se ai vërtetë nuk ka ku të shkojë më. E ka shumë të vështirë tani. Unë nuk i jap muhabet. Sa shikoj që ai po provokon ose po manipulon situatën e ndaloj. Unë kam shoqëri me Luizin nuk kam nevojë ta ndërpres, por kur bën disa situata unë nuk përfshihem,”-u shpreh Kristi.

Kurse Maestro i bindur tha se ai i ka ndërprerë të gjitha me Ejllin.

“Unë po e kam ndërprerë. Shoqëria dhe situatat janë të ndryshme. Shoqërinë që ke mbaje, por e kam parë që kur krijohen situata ti e ndërpret,”-shtoi Maestro.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -