Elvana Gjata merr propozimin për martesë gjatë koncertit/ Reagimi i këngëtares është epik (VIDEO)

Edhe pse periudha më e artë për koncerte konsiderohet stina e verës, artistët shqiptarë duket se janë aktiv çdo muaj të vitit.

Elvana Gjata është një nga këngëtaret shumë të angazhuara të estradës sonë, ku përpos koncerteve nuk lë pas as hitet e një pas njëshme. Së fundmi artistja shqiptare ka mbajtur një koncert në Luzern të Zvicrës, ku është përballur me një situatë të pazakontë nëpër koncerte.

Teksa po performonte në skenë një fans i saj i ka propozuar duke i drejtuar edhe një unazë. Elvana u habit kur pa unazën, por duke qeshur vazhdoi performancën.

Ju kujtojmë që projekti i fundit nga këngëtarja është publikuar para një muaji dhe ishte bashkëpunim me dy artistë të njohur shqiptarë, Bardhyl Idrizi ose siç njihet gjerësisht, Bardhi dhe Mërgimin ose me emrin e tij të artit Dj Gimi-o. Kënga titullohet thjesht Ex dhe numëron afro 30 milion klikime në platformën “Youtube”.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -