“Është shumë xheloz, ma mori shpirtin”, Klea Huta flet për marrëdhënien me Elgit Dodën dhe na habiti!

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Klea Huta është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar, ajo ka një jetë aktive mes mëmësis dhe projekteve si artiste.Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”ku tregoi gjërë e gjatë për jetën e saj dhe karrierën. Olsi i drejtoi Kleas një pyetje rreth Elgitit nese ai ishte një tip xheloz.

“Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, si jap asnjë shkas”, tregoi Klea dhe Olsi i habitur pyeti sërish : Kur është rasti i fundit që u bë xheloz?

“Para 18 viteve”, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura .

 

Më pas Klea mori një suprizë nga Elgiti ,një kuti me lule dhe një leter emocionuese.

“E dashur Klea, tek sytë e tu gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte planetin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do të isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë. Tani që po të shkruaj po më bin ndërmend të gjjtha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin që kemi për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës”, ishte letra e Elgitit.

Related Posts