“Semi e lidhur me ish-të dashurin e Borës “ Përballet me gazetaren Iva Tiço pas deklaratës që bëri shumë zhurmë ne rrjet!

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Një nga diskutimet më të mëdha ne Big Brother VIP është afrimiteti i Semit me Donaldin dhe se si e shikon atë afrimitet Bora Zemani.Semi është mikja më e mirë e moderatores Bora dhe Donladi është ish-i dashuri i Borës dhe gjithashtu mik me Semin që jashtë, pasi të cilët janë njohur bashkë prej Borës kur ishin jashtë.

Gazetarja Iva Tiço është shprehur se me dienin e saj Semi i ka marë ish-të dashurin Borës në periudhën e adoleshences. Në “Fan Club”, Iva Tiço ka thënë se për të gjëja më e rëndësishme është marrëdhënisa  midis shoqesh.

Në “Big Brother VIP” Semi Jaupaj dhe Iva kan patur një përballje rreth ksaj deklarate.

Biseda mes tyre :
Semi: Të gjithë gjënë që ajo më ka terrorizuar, tmerruar, shqetësuar dhe të gjitha fjalët e këqija që mund të vendosen në mes pasi dola aty, momenti që u tha që ti dhe Donaldi e pastaj erdhi Bora mendoja se do kishte qenë dicka e vockël, por ishte bërë nami.
Unë isha sipas njerëzve një femër e përdalë që mund të bëja shumë gjëra që as mi çon nëpërmend truri ti mendoj.
Mesa duket unë dhe Bora kemi qenë duke kaluar një provë shoqërie pas 15 vitesh, dhe pa e ditur kemi qenë duke thënë të njëjtat gjëra. Bora nga studio dhe unë nga dhoma e rrëfimit. Kjo sprova e shoqërisë që paskemi qenë duke kaluar mua më bën shumë të lumtur që kam një njeri që më njeh mirë, e di sa fëminore e sa e dashur jam me njerëzit.
Iva, mendoj që një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thotë gjëra të pavërteta.

Iva Tiço: Për atë pjesë unë kam kërkuar një ndjesë publike gjë që e bëj shumë rrallë se për një sekondë kam folur me gjërat që njerëzit flasin.

Semi: Do doja të ma kërkoje faljen

Iva Tiço: E kam kërkuar dhe ta kërkoj në sy.

Semi: Se realisht prindërit e mi kanë qenë të tmerruar nga kjo gjëja e unë s’jam tipi që të bëj gurgulenë. Realisht jam lënduar shumë e prindërit e mi e kishin përjetuar shumë

Related Posts