Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e bujshme: E vërteta gjithmonë del…

Share:

Facebook
Email
WhatsApp

Alban Ramosaj, ishte sot i ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ të Top Albania Radio-s. Ai është pyetur rreth situatës që ndodhej motra e tij Beatrix Ramosaj e cila është banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ai ka treguar se ka qënë dakort me hyrjen e saj në “Big Brother VIP”.

* Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente,- tha Albani.

Alban Ramosaj gjithashtu është pyetur dhe se si e shikon romancen e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar ai komentet që jan bër në rrjet .

* Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të.,- tha Ramosaj.

Related Posts