“U zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje!” Arbana Osmani i pergjigjet ndjekses publikisht

Share:

Facebook
Email
WhatsApp
“Big Brother VIP” është padyshim programi më i komentuar i momentit dhe ka përfshirë një pjesë të mirë të shqiptarëve. Duke qenë se reality-show po shkon drejt fundit, tashmë edhe tifozeritë po bëhen më të zjarrta dhe situatat interpretohen gjithnjë e më shumë në mënyrë subjektive. Dhe këtë duhet ta kuptojë më mirë Arbana, e cila si moderatore e programit merr mesazhe të shumta. Shpesh aspak të bukura.
“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.
UserOnline

Related Posts