cropped-BLA-BLA-LOGO.png

Bla Bla Media

Latest ShowBiz News

Nuk e tha askush me qejf emrin tim”, Donaldi i zhgënjyer nga banorët

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e ‘’Big Brother Vip’’. Ndaj mbrëmjen e djeshme, ata u informuan se numri i finalistëve do të jetë 4.

Pas kësaj, njëri pas tjetrit ata veçuan nga tre banorë më të cilët dëshirojnë të përjetojnë fundin e kësaj eksperience. Mirë po, kjo mesa duket ka shkaktuar shumë pakënaqësi mes banorëve.

Madje, Donaldi menjëherë pas spektaklit, në një bisedë me Egzonën, ka shprehur zhgënjimin e tij. Ai ka treguar se nuk e priste as nga Beniada dhe Monika dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet keq.

Sido që të jetë u mërzita shumë që askush nuk tha emrin tim për në finale dhe pyetja ishte me dëshirë.Unë prita te Benida,te Monika”, tha Donaldi, i zhgënjyer pasi asnjë prej banorëve “të vjetër” nuk përmendi emrin e tij për të ndarë finalen.

“Unë kam pështypjen se Beni tha emrin tim sepse nuk donte të ndante ty me Ilirin”, tha Egzona.

“Ç’lidhje ka,ti thua atë që mendon,atë që do”, tha Donaldi.

Zgjedhjet e banorëve ishin si më poshtë:

Einxhel: Beniada, Monikë dhe Arjola.

Beniada: Einxhel, Arjola dhe Egzona

Monika: Arjola, Einxhel dhe Beniada

Ilir: Arjola, Beniada dhe Tani

Arjola: Monika, Iliri dhe Beniada

Donald: Egzona, Beniada dhe Monika

Egzona: Ilir, Donald dhe Arjola

Tani: Ilir, Arjola, Donald

Kujtojmë se 4 të preferuarit e publikut në këtë pikë të lojës, ishin sipas renditjes: Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel.

Related posts

Trending

- Advertisement -

Copyright © 2022 Bla-bla.al

Powered by Alcoders