Femrat e forta nuk dorëzohen kurrë”/ Antonela surprizon Beatrix me këtë dhuratë

Antonela Berisha, e ka shprehur hapur mbështetjen për miken e saj që bëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj.

Si gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ashtu edhe pas daljes së saj.

Së fundmi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka bërë një gjest shumë të bukur kundrejt këngëtares. Ajo i ka shprehur suportin dhe dashurinë asaj nëpërmjet një dhurate dhe një dedikimi shumë të bukur, të cilën e ka postuar mamaja e Beatrix në një postim në “Instastory”.

Antonela ka surprizuar miken e saj duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule, bashkangjitur me një dedikim që i jepte asaj forca dhe kurajo.

“Femrat e forta nuk dorëzohen kurrë. Ndoshta mund të kemi nevojë për një kafe, të qajmë pak, ose thjesht të kalojmë një ditë në krevat, por ne gjithmonë rikthehemi akoma më të forta!”, shkruhej aty.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -