
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorëve iu dha mundësia që të bënin tatuazhe nga dy djemtë që kishin ardhur në dhomën e surprizave. Ilir Shaqiri Donald Veshaj dhe Monika Lubonja ishin ata që vendosën t’i bënin.
Beniada Nishani, gjatë një bisede që po bënte në kuzhinë me Arjola Demirin, i tregoi aktores se kishte pëlqyer djalin e tatuazheve. Modelja u shpreh se “do ta hante me sy”, çka nxiti të qeshura mes vajzave.
Mirëpo Beniada theksoi faktin se është një person i turpshëm dhe nuk se dëshironte të qëndronte tek dhoma ku ndodhej tatuazhisti.
Pjesë nga biseda:
Beniada: Ai më shikonte mua, unë shikoja tjetrin se po ta shihja do ta ‘haja’ me sy
Arjola: Ishte shumë simpatik, po përse nuk ndënje tek dhoma se do i biesh pishman
Brniada: Kisha turp!
Arjola: Po kur do rritesh? Po ti do kesh gjithmonë
Beniada: Po çfarë të bëj kështu jam, kam turp! Prandaj jemi beqare, kur vjen një djalë i bukur ai andej unë këtej. Kur më pëlqen dikush qëndroj si pincë kam frikë. Kam qejf të më ngacmojnë por mua jo.