
Një ditë më parë, Einxhel zhvilloi një bisedë me banorët dhe zbuloi se ka dalë 5 herë nga shtëpia e Big Brother VIP dhe është futur sërish.
Katër herët e para janë hyrja e parë në shtëpi, prezantimi i spektaklit nga studio, kur doli me biletë kthyese dhe kur theu krahun.
Blogeri Olti Curri ka zbuluar 4 heret qe ajo ka dale:hyrja e pare ne shtepi, kur prezantoi spektaklin ne skene, kur shkoj ne spital per thyerjen e krahut, Kur doli me bilete kthyese.
Hera e pestë, sipas Kryefjala është një rast kur Einxhel shkoi të vizitohet për një gjendër në gjoks, por pa dijeninë e banorëve dhe publikut.
Që prej hyrjes në Big Brother VIP, Einxhel ka trazuar ujërat. Ndër të tjra u përfol për lidhjen me DJ Dagz që nisi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Më pas u përfshi në debate të ashpra me Donaldin, të cilin e akuzoi se nuk i ka dhënë rrogën kur kanë bashkëpunuar për një emision televiziv.