“Është vajzë fantastike!” Donaldi flet për herë të parë se çfarë do ndodhë me miqësinë e tij dhe Semit jashtë

Në nisje të “Big Brother VIP”, Donaldi dhe Semi ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ata ruanin një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin prej Borës, madje pati shumë njerëz që i keqkuptuan duke aluduar se mes tyre mund të jetë edhe ndjenja.

Megjithatë, e kundërta ndodhi dhe pas daljes së këngëtares Donaldi u lidh me Beatrix. Ndërkohë, së fundmi ai ka folur për herë të parë lidhur me miqësinë e tij me Semin. Nisur nga fakti që Semi ka qenë shumë protektive ndaj lidhjes së tij dhe Borës, Donaldi e ka menduar se miqësia mes tyre ka përfunduar tashmë. Einxhel është shprehur se nuk mendon se raporti i tyre do jetë njësoj, teksa kjo gjë është konfirmuar edhe nga ai.

“Nuk mendoj se me Semin do jesh njësoj siç ka qenë këtu brenda. Nuk mendoj se ajo është një marrëdhënie që mund të rifitohet”- i tha Einxhel Donaldit, i cili iu përgjigj: “Jo, jo. As unë nuk besoj. Unë e respektoj si vajzë është fantastike. E kam thënë gjithmonë, edhe pas lidhjes me Beatrix.”

Semi pas lidhjes së Donaldit me Beatrix ka deklaruar se e gjitha ndodhi se Donaldi nuk mori një shenjë nga Bora. Sipas këngëtares, ai është ndikuar nga fjalët e Meridianit se Bora ka vazhduar jetën jashtë. Megjithatë, e ftuar herë pas here në spektaklin e “Big Brother VIP”, Semi është treguar objektive në gjykimet e saj. Megjithatë, është vënë re se nuk e mbështet më Donaldin dhe nuk i ka uruar as fitoren.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -