Reagon Albani, tregon raportin e Trixës me Donaldin/ Beatrix largohet e acaruar nga mbrëmja

Pas zhurmës së madhe që u bë në media dhe rrjetet sociale në lidhje me përplasjet e mundshme mes produksionit dhe vëllezërve Veshaj mbrëmjen e djeshme ka marrë fund çdo dyshim.

Pjesë e festimeve u bë edhe Donaldi dhe vëllai i tij Romeo, pavarësisht përplasjeve që u tha se kishin me produksionin pas fitores së Ilir Shaqirit.

Ndodh përplasja në festën e ‘Top Channel’/ Beatrix
Dy protagonistët kryesorë të spektaklit, u panë duke kërcyer me njëri tjetrit, teksa performonin këngëtarë të ndryshëm.

Festa e mbrëmjes së djeshme për banorët e Big Brother nuk ka shpëtuar pa përplasje dhe persona të qejfmbetur.

Ndodh përplasja në festën e ‘Top Channel’/ Beatrix
Nga ana tjetër e pranishme në festë ka qenë dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj, në një tavolinë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Trixa nuk ka pranuar të flasë për asnjë media, dhe aq të shoqërohet me ish-banorë.

Një detaj që ra në sy ishte largësia që kishte me Donaldin. Duke qenë të dy në festë u mendua se gjërat ishin zgjidhur dhe ishin mirë, por s’është e thënë të ndodhë kështu.

Ndodh përplasja në festën e ‘Top Channel’/ Beatrix
Ajo ka qëndruar me Alban Ramosajn, ndërsa Donaldi e ka kaluar kohën me Romeon dhe me miqtë e tij. Ai nuk ka qenë afër Trixes.

Ndodh përplasja në festën e ‘Top Channel’/ Beatrix
Kjo ka bërë që Beatrix të largohet dukshëm e mërzitur nga situata në festë dhe duket se dyshja nuk janë më bashkë. Me shumë mundësi ka një krisje të raporteve të tyre, ndërkohë që një gjë e tillë duket se konfirmohet nga Albani, i cili ka postuar një foto-video mbështetëse për motrën e tij.

Ndodh përplasja në festën e ‘Top Channel’/ Beatrix
Ndërkohë moderatorja Bora Zemani nuk ka shkuar në festë, pavarësisht festës që kishte, për të shmangur një përballje të mundshme me çiftin. I gjithë stafi i emisionit që ajo drejton ishin pjesë e festës, ndërkohë që Bora duket se ende nuk është gati për një përballje me Donaldin.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -