Aktorja Monika Lubonja është lakuar shumë në mediat online muajt e fundit, për deklaratat e saj në lidhje me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj Tea.
Në një bisedë brenda shtëpisë së BBV, Monika deklaronte se e kishin tradhtuar dhe se i ishte dashur ta rriste e vetme vajzën. Për këtë pati edhe një reagim nga një mik i ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit, Genci Pasko. Ai thoshte se në fakt ishte Genci që ishte tradhtuar nga Monika dhe nëse ai ia kishte kthyer me të njëjtën monedhë, në fakt ajo e kishte merituar.
Mirëpo në një intervistë në emisionin “ABC e pasdites”, Monika ka mohuar gjithçka duke thënë se në fakt deklarata e saj është shtrmbëruar dhe se ajo nuk e akuzonte ish burrin për tradhëti.
“Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”. Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje.
Ish bashkëshorti i Monika Lubonjës ndërroi jetë vitin e kaluar pasi nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.