Iliri mbledh në darkë ish-banorët e Big Brother, ndarja mes skuadrave është e dukshne

Mbrëmjen e djeshme, balerini Ilir Shaqiri fituesi i “Big Brother VIP” ndau në Instastory disa video në shoqërinë e disa prej banorëve duke darkuar së bashku.

Ai shihej në shoqërinë e aktores Arjola Demiri, Valon Shehu, Sheila Haxhiraj, Ardit Cuni, Paloma, Arbrit, Sabianit, Meridiani të cilët përmes këngëve dhe kërcimit kënaqeshin me njëri-tjetrin.

Por ajo që bëri përshtypje ishte fakti se të gjithë ata banorë që janë shfaqur më të afërt me konkurrentin më të fortë përballë tij Donald Veshaj, nuk ishin pjesë e darkës që Iliri kishte përgatiur për miqtë e tij më të ngushtë.

Tashmë ata janë ndarë në dy kampe, ‘Team Ilir” dhe “Team Donald”, duke mos i lënë pas edhe kunjat e shpeshta ndaj njëri-tjetrit.

Vetë Donaldi nga ana e tij është arratisur me pushime jashtë vendit së bashku me vëllanë Romeo, dhe Blerim Destanin. Ky i fundit i dërgonte vazhdimisht veshje gjatë kohës kur ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -