Isha shumë e turpshme”/ Bora Zemani flet për eksperiencën e saj si velinë: E kisha lënë shkollën…

Emisioni “Fiks Fare” ishte kryefjala e diskutimit mbrëmë në “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel.

Gjatë puntatës së djeshme u fol për rrugëtimin e “Fiks Fare” që në fillimet e transmetimit.

Për këtë arsye, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit.
Por kujtojmë se edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani. E pyetur lidhur me pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion”, ka rrëfyer ajo.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -