“Bora dhe Donaldi u takuan pas natës finale në zyrat e Top’it, takimi zgjati 20 minuta”, publikohen detaje të reja për dyshen

Trekëndëshi i krijuar në muajt e fundit mes moderatores Bora Zemani, këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj ishte një ndër temat më të përfolura dhe komentuara në mediat rozë e rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë pas finales së madhe të “Big Brother Albania VIP”, portali ‘Boom News’ duke u thirrur në burime të sigurta shkroi:

“Pasi ka dal Donaldi nga Big Brother në zyrat e Top Channel është takuar me Borën, biseda ka qenë private dhe ka zgjatur rreth 20 minuta dhe momenti kur ka dal bora ka qenë shumë e zymtë, teksa Donaldi është larguar me Romeon dhe disa miq të tij, Beatrixa ishte larguar me Albanin”, shkroi Bomb News.

Të nesërmen pas finales, çifti Donald – Beatrix i dha fund lidhjes së tyre, ku kjo e fundit përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” e thumboi aktorin dhe e fshiu nga lista e ndjekësve, e që një gjë të tillë e bëri edhe Donaldi pak ditë më vonë.

Ndjekësit e Donaldit dhe Borës në rrjetin social “Instagram”, vazhdojnë ende të komentojnë nëpër secilin postim rikthimin e tyre, e që ende nuk ka ndonjë reagim nga këta të fundit.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -