Big Brother mbaroi, por jo ‘armiqësia’ e Arbana Osmanit me Donald dhe Romeo Veshaj! Detaji që nuk u vu re

Duket se konflikti mes Donaldit dhe “Top Channel” u shua, por aktori mund të ketë një hatërmbetje me moderatoren Arbana Osmani. Të paktën kështu na lënë të kuptojmë interpretimi që u bëhet rrjeteve sociale.

Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.

Konkretisht Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram, ndonëse ajo e ndjek atë. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin. Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo ka vendosur mos t’ia heqë follow-n.

Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve.

Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘follow’ andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë. Vlen të përmendet se gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin. E madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari.

Donaldi është i vetmi nga banorët e “Big Brother VIP” që ka qëndruar në heshtje që pas daljes. Ai nuk ka qenë në asnjë intervistë e po ashtu nuk ka folur asnjëherë në rrjetet sociale rreth kësaj eksperience.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -