Sarah Berisha shtatzënë për herë të parë? Ndjekësit shpërthejnë në komente në fotot e fundit

Mjafton një foto me barkun paksa të rrumbullakosur të një personazhi publik që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni. Kështu ka ndodhur edhe me Sarah Berishën e cila ka postuar disa foto në Instagram ku shihet e veshur me një kostum të kuq që përmban një xhaketë të shkurtër dhe një fund.

Mirëpo, ndjekësit e blogeres kanë nisur të komentojnë se ajo është në pritje të ëmbël. “Je në pritje të ëmbël?”-pyet dikush, teksa të tjerë nuk kanë ngurruar as ta urojnë duke shkruar: “Urime shtatzënia.” Të tjerë aludojnë se e gjitha lidhet me veshjen dhe pozicionin e fotos që ka bërë që Sarah të duket me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.

E ka mundësi që kjo hipotezë të jetë më pranë të vërtetës. Vetë Sarah tha pak ditë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Kështu nisur nga kjo deklaratë e Sarah duket se aludimet e fansave për shtatzënë janë të gabuara.

Kush e fiton cmimin e BigBrother VIP 2?

    Votues: 4658

Rezultatet

Loading ... Loading …

Trending

- Advertisement -