
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, duket se e ka marrë veten pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Tashmë ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku tregon se ndodhet me pushime dhe me kë është.
Por së fundmi, Trixa ka publikuar disa foto nga një klub, krahas së cilave ka shkruar: “Kur fillova të numëroj bekimet e mia, kuptova që kam gjithçka që mund të kisha nevojë”.
Ndjekësit e saj këtë shprehje e kanë parë si një thumb për Donald Veshajn, duke nënkuptuar se nuk ia ndjen mungesën. Mirëpo, një postim i bërë më vonë nga këngëtarja i ka bërë lëmsh ndjekësit.
Këngëtarja ka publikuar videon e një personi të veshur si Spidermani në skenë. Tashmë dihet se Donaldi është adhurues i Spidermanit, aq sa në festën e “Top Channelit” u vesh si një i tillë.

