Ditën e djeshme mes Mikelës dhe Arjan Konomit ka ndodhur një debat shumë i ashpër ku solli dhe pezullim të menjëhershëm të opinionistit për disa ditë.
Situata filloj të mari tone të ashpra kur Mikela i solli në kujtesë disa fjalë që Arjani i kishte thënë për Efin në fillimet e hyrjes së saj se ajo mund të bëjë për vete cdo mashkull, ndërsa puntatën e shkuar e quajti dështimin e “Për’puthen”, fjalë të cilat bien ndeshë me njëra tjetrën.
Situata agravoi dhe dhe Arjanin filloi t’i ofendonte të 2 vajzat, Efin dhe Mikelën duke i quajtur “femra të clubeve të natës”, ndërsa mikela çohet dhe i shkon para fytyrës duke i folur me inat dhe duke i ngritur zërin. Bora e nderpreu emisionin dhe filloj publicitet .
Gjatë kësaj përplasje përfshihet edhe Erioni i cili del në mbrojtje të mikelës. Vëndin e Arjanit gjatë mungesës së tij do e zëri Arion Muca .
Ledjana ka pasur mardhënie shumë të mirë me Arjanin dhe i del publikisht në mbrojtje . Ajo shprehu pakënaqësinë e saj ndaj pezullimit të Arjanit, duke u shprehur se ai është një ndër personat më me vlerë që ka takuar në jetë dhe se arsyeja e vetme që ajo shihte këtë sezon të Për’puthen ishte vetëm prej këshillave që Arjani shpesh u jepte konkurrentëve.